Presionet ndaj nënës së Alexei Navalny, Kremlini: Akuza absurde, nuk kemi asnjë lidhje me to

Kremlini ka reaguar në lidhje me delaratat se është ushtruar presion ndaj nënës së Alexei Nalvanyt. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh këto akuza janë absurde dhe se ata nuk kanë lidhje me këtë çështje.

“Kremlini nuk ka asnjë lidhje me këtë. Natyrisht, Kremlini nuk mund të ushtrojë presion. Këto janë edhe një deklaratë absurde nga mbështetësit e Navalny,” tha Peskov.

Trupi i pajetë i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij të shtunën disa ditë pasi autoritetet ruse njoftuan se ai kishte ndërruar jetë në burg dhe pas shumë tentativave nga ana e nënës së Alexei për të marrë trupin e të birit. E veja e tij Yulia Navalnaya ka pohuar se ai u vra me urdhër të Putinit dhe u zotua të vazhdojë luftën. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor për vdekjen.