U kthye nga mbledhja e OKB-së, shtrohet në spital ministrja e Jashtme e Sllovenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 14:48
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, është shtruar në spital për shkak të inflamacionit të veshkave.
Fajon u shtrua në spital pasditen e së dielës pasi u kthye nga Nju Jorku, ku mori pjesë në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit me rastin e dyvjetorit të agresionit rus kundër Ukrainës, që u mbajt të premten.
Mësohet se ajo po trajtohet në Qendrën Mjekësore të Lubjanës për dyshime për inflamacion të veshkave. Ministria njoftoi se Fajon aktualisht ndihet mirë, por pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.