Kryegjyshata Botërore organizon eventin kushtuar tre figurave të shquara të bektashizmit
Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi një event kushtuar tre figurave të shquara të bektashizmit. Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.
Kryegjyshi botëror Dede Edmond Brahimaj, në fjalën e tij vlerësoi punën e klerikëve kulturën e gjerë dhe respektin e besimtarëve.
Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan pranoi dekoratën e dhënë për Baba Sherif Canometaj, një figurë e shquar atdhetare.
Drejtori i Institutit Prof. Hamit Kaba si dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja e vunë theksin te kontributi i dhënë për atdheun. Kryetarja e Këshillit Qarkut Elbasan i dorëzoi Kryegjyshit Botëror Dekoratën “Nder i Qarkut Elbasanit”.
Kryegjyshi vlerësoi me certifikata mirënjohje Kryetaren e Këshillit te Qarkut znj. Ermira Urupi, Prefekten e Qarkut Majlinda Peza Perriu, Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, drejtorin e Institutit te Historisë Prof. Hamit Kaba, Myftiun e Elbasanit Haxhi Agim Duka, aktorin mirënjohur Bujar Asqeiu si dhe këngëtarin elbasanas Demir Zena.
