“Recetë” kundër krimit në familje, sociologu: Të bëhet më shumë për edukimin e të rinjve në shkolla
Dhuna në familje po përmasa shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Por krimet në familje sipas sociologut Zyhdi Dervishi reduktohen me edukimet në shkolla.
“Mendoj se në shkollat tona, mësuesit e shkenca shoqërore, duhet të ulin ngarkesën mësimore dhe atyre u duhen kenë orë pune për komunikim me nxënësit. Mësuesit janë shumë të rëndësishëm.”
Për dervishin ngjarje të tilla kanë ndikuar dhe si pasojë se normat e familjes janë zbehur në një kohë që shoqëria sa vjen dhe emancipohet.
“Normat kulturore që menaxhonin marrëdhëniet prindër-fëmijë janë zbehur dhe normat e reja nuk janë afirmuar dhe në këtë përplasje ka akte dhune.”
Sociologët thonë se dhuna është një plagë në shoqërinë në 30 vitet e fundit e nëse punohet si në media edukimin në shkolla situate mund të përkeqësohet.
