Akademia e prezanton raportin, Gjinushi: Duam më shumë financime, rreth 50% e buxhetit shkoi për rroga

Ky ishte reagimi kreu të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi për peticionin e firmosur nga një grup intelektualësh për largimin nga ekrani i televizionit “sharlatanët” siç i quajnë ata.

Në prezantimin e raportit vjetor të punës së Akademisë së Shkencave për periudhën 2019-2023, Gjinushi pati kritika edhe ndaj qeverise për fondet e dhëna, duke kërkuar më shumë financim.

Përfaqësuesit e instituteve në panel u shprehen skeptikë në e fillim ndaj bashkimit me Akademinë e
Shkencave, gjë e cila sipas tyre po funksionon, por mangësia në studiues dhe kërkues për historinë mbetet shqetësim.

Gjithashtu ne panel u bë e ditur se fjalori i madh i Gjuhës Shqipe do të përfundojë brenda këtij viti.

Sa i takon buxhetit për vitin 2023 akademia shpenzoi gati 212 milion lekë vetëm gjate kësaj periudhe, nga ku 189 milion leke ishin nga buxheti fillestar dhe 23 milion te përcaktuara nga qeveria për rritjen e pagave.

Pjesa me e madhe e buxhetit ne këtë periudhë kohore shkoi për pagat me rreth 98 milion lekë.