''Po varfëroni gjuhën shqipe'', studiuesit: Po përdoren me shumicë fjalë të huaja, faji i arsimit

Gjuha shqipe konsiderohet si ndër më të pasurat për të përshkruar jetën e përditshme dhe fenomene.

Me zhvillimin e teknologjisë dhe lëvizjes së lirë huazimi dhe përdorimi i fjalëve të huaja është kthyer në shqetësim.

Gjuhëtarja, Anila Omari bën përgjegjëse institucionet arsimore.

‘’Ata janë produkt i kësaj shkolle që ka ardhur duke rënë arsimi. Tani ka probleme arsimi. Mësues të dobët prodhojnë nxënës jo cilësorë.''

Nuk mungojnë rastet kur edhe në parlamentin shqiptar transformohet gjuha shqipe.

‘’Sjellim shembuj pa fund, që tek parlamenti’’.

Omari kërkon marrjen e masave në mënyrë sa më të shpejtë

‘’Për masat që duhen marrë, më duket një gjë shumë e vështirë. Lëvizjet në gjuhë ndjekin një rrugë natyrale. Huazimet I zëjnë vendin fjalëve shqipe.

21 shkurti shënoi edhe ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare e shpallur nga Unesco qysh në vitin 1999.

Në nder të kësaj ditë shkrimtare, gjuhetar dhe studiues te gjuhes shqipe u ulën në një tryezë ku theksuan se mbrojtja e gjuhës është nje detyrë kombëtare.

''Po varfëroni gjuhën shqipe'', studiuesit: Po
Anila Omari