FESTA E KUVAJTIT/ Kremtohen në Tiranë 63-vjetori i Ditës Kombëtare dhe 33-vjetori i ditës së Çlirimit
Ambasada e Kuvajtit në Tiranë organizoi ceremoninë festive të ditës kombëtare dhe asaj të çlirimit. Në simbol të marrëdhënieve të mira mes dy shteteve ambasadori së bashku me presidentin Begaj prenë tortën mbi të cilën ishin dizenjuar flamujt e dy vendeve
Shteti i Kuvajtit kremtoi 63 vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 33-vjetorin Ditës së Çlirimit. Në ceremoninë festive në Shqipëri Pas nderimit të himnit të dy vendeve.
Tortën me simbolet e dy flamujve e prenë presidenti Bajram Begaj dhe Ambasadori Faisal S.Al Musaileem.
Në pritjen e organizuar në tiranë morën pjesë autoritetet më të larta të vendit.
Ambasadori Faisal S.Al Musaileem konfirmoi në fjalën e tij vijimin e marrëdhënieve miqësore mes Kuvajtit dhe Shqipërisë, duke u shprehur falënderimet për bashkëpunimin.
“Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të shtyhen më tej. Shteti i Kuvajtit qëndron pranë kujtdo që ka nevojë”, u shpreh ai.
Në ditën e shënuar për shtetin e Kuvajtit, në pritjen e ambasadës në Shqipëri morën pjesë diplomat, biznesmenë, e krerë të përkatësive fetare.


