“Dragoi” 240 milionë vjeçar/ Shkencëtarët zbulojnë fosilin e paprekur në Kinë

Shkencëtarët kanë gjetur një fosil të ri, thuajse të paprekur të një zvarraniku ujor 5 metra të gjatë. Krijesa daton 240 milionë vite më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së gjatë.

Një krijesë që daton 240 milionë vite më pare, dhe që është quajtur “dragua” është zbuluar nga shkencëtarët në Kinën Jugore. Kishte mbetur i paprekur në sendimentet e gurëve gëlqerorë.

Zvarraniku ujor, është 5 metra i gjatë gjatë dhe mendohet se o përket periudhës së Triasikut.

Shkencëtarët e quajtën Dragua për shkak të qafës së gjatë.

Fosili i ri u ka mundësuar shkencëtarëve që të shohin anatominë e plotë të kafshës parahistorike.

Dr. Nick Fraser nga Muzeu Komëbtar i Skocisë i cili ishte pjesë e ekipit, tha se është hera e parë që shkencëtarët kanë mundur ta shohin të plotë. Ai e përshkroi si “një kafshë shumë të çuditshme”.

“Dragoi” 240 milionë vjeçar/ Shkencëtarët

“Kishte gjymtyrë si pendë notimi dhe qafa e tij ishte më e gjatë se sa trupi dhe bishti së bashku”.

Shkencëtari tha se “qafa e gjatë, e përkulshme dhe fleksibël” me 32 vertebra të ndara mund të ketë qenë përparësi për gjuetinë duke i lejuar që të kërkonte ushqim në të çarat e shkëmbinjve nënujorë.

“Dragoi” 240 milionë vjeçar/ Shkencëtarët

“Zbulimi thjesht i shtohet surprizave të Triasikut. Sa herë që kontrollojmë në këto depozitime, gjejmë diçka të re”, u shpreh Fraser.