Kosovë, fushatë vaksinimi të vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

Në Kosovë vijon fushata e vaksinimit të vajzave 10-11 vjeçare vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës.

Ky proces vlerësohet si hap i rëndësishëm për shëndetin e tyre, teksa janë apeluar prindërit pa përjashtim që t’i stimulojnë vajzat të injektojnë vaksinën HPV.

“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës”, u shpreh ministri.

Aspak efekte anësore nuk ka, e cila që nuk trajton po parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i qafës së mitrës.

Ministria e Shëndetësisë ka investuar 5 milionë euro më shumë për këtë vit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani, tha se hulumtimet në botë kanë rezultuar që kjo moshë është idealja për të parandaluar kancerin në qafën e mitrës

“Të gjitha vaksinat e kanë një kalendar të rregullt të vaksinimit. Kjo vaksinë e re tashti bashkë me dy vaksinat e tjera që është futur në përdorim e kanë kalendarin e caktuar të vaksinimit dhe jepet tek vajzat 12 vjeçare gjithësisht në klasën e gjashtë të shkollës fillore”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh i lumtur që procesi i vaksinimit po vijon edhe në komunën që ai udhëheq dhe pohoi se mbi 80 për qind e vajzave të klasave të gjashta janë përgjigjur.