“Buxhet me qëllim elektoral”/ Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve kritika qeverisë “Kurti”: Mungesë investimesh

Ekspertët e ekonomisë në Kosovë shohin qëllime elektorale në buxhetin e rritur për komunat, në fund të mandatit të qeverisë “Kurti”. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në anën tjetër vlerëson se mungesa e investimeve kapitale prek direkt qytetarët

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se rritja e buxhetit për komunat lidhet me qëllime elektorale, për shkak se qeveria e Albin Kurtit është në fund të mandatit.

Shahini thotë se të dhënat tregojnë se njësitë vendore që drejtohen nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfituar më shumë fonde nga qeveria

Deklarimet e Kurtit për rritje të buxhetit, Shahini i sheh si pozitive, por është mosbesues

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve thotë se rënia e investimeve kapitale ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, thotë se ndërprerja e investimeve kapitale i vendos operatorët në pozitë të vështirë e disa në prag të falimentimit.