Mulolli: Refuzimi i Bislimit për të diskutuar për dinarin në Bruksel, i palogjikshëm. Kosova po kthehet në vend jo konstruktiv

Për analistin Fitim Mulolli pranimi i ftesës i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, për të shkuar në Bruksel javën e ardhshme, por me kushtin për të mos folur për çështjen e dinarit atje është një vendim i palogjikshëm.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Mulolli theksoi se çështja e dinarit do të kthehej një ditë, por mënyra se si u vendos për të është e gabuar.

“Vendimi për ndalimin e dinarit në këtë formë e ktheu sërish Kosovën në një aleat të padëgjueshëm dhe jo konstruktiv në raport me ndërkombëtarët.

Është një rast i ngjashëm me vendimin e 2023-it  të kryeministrit Kurti me çështjen e targave. Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë moszbatimin e këtij vendimi, por duan një kalim gradual nga dinari në euro.

Sot patëm dhe një zhvillim të fundit, ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pranuar një ftesë të negociatorit Lajçak që të udhëtojë në Bruksel javëne  ardhshme për të diskutuar një zgjidhje rreth dinarit.

Por Bislimi deklaroi se do ta refuzojë këtë pjesë, pasi dinari nuk është pjesë e tryezës së dialogut me Serbinë në Bruksel.

Që nga rasti i Banjskës kemi pasur një kthim pozitiv të BE-së në favor të Kosovës, por me këto lloj vendimesh të palogjikshme Kosova po kthehet në një vend jo konstruktiv për partnerët tanë”, u shpreh në analizën e tij Fitim Mulolli.