U përjashtuan me 10 ditë nga seancat plenare, Vokshi dhe Hoti kundërshtojnë vendimin, dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit

Ka dështuar mblehdja e Byrosë së Kuvendit ditën e sotme pas përplasjes së deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. 

Byroja u mblodh pasi Sekretariati i Etikës vendosi që t’i përjashtonte me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, dy deputetet e opozitës, Elda Hoti dhe Albana Vokshi kanë kundërshtuar vendimin.

Përmes një shkrese drejtuar Byrosë së Kuvendit, Vokshi dhe Hoti pohojnë se vendimi është i paligjshëm. Dy deputetet u akuzuan nga PS-ja se bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar Arbi Agalliun që të fliste në seancën plenare.