Meta: Protesta e djeshme madhështore, sukses i madh në arenën ndërkombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2024, 13:16
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan se protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit.
Ai shton se ky ishte një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
Meta: Protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit dhe mesazhi i qartë që ajo dha është përcjellë gjerësisht në mediat më prestigjioze të botës.
Një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
