Vrau gruan në Greqi, shqiptari me lot në gjykatë: Me një plumb humbën dy jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 15:54
39-vjeçari shqiptar Gentian Mino që vrau me plumb në kokë të dashurën e tij rumune është lënë në burg, ndërkohë që, gjatë daljes në gjykatën greke, ai shprehu pendesën e thellë për këtë ngjarje.
Mino pretendon se arma është shkrepur gabimisht dhe ndodhi një aksident tragjik. Ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste partneren e tij, pasi e donte shumë.
Ndërkohë, fqinjët e çiftit nga ana tjetër, kanë dëshmuar se 39-vjeçari e dhunonte vazhdimisht partneren e tij.

