Shala: Në 2 vitet e fundit, Kosova ka bërë hapa prapa në aspektin e diplomacisë

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala në një intervistë në Ora Neës foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Shala u shpreh se në këto 2 vitet e fundit Kosova në aspektin e diplomacisë dhe zhvillimit të brendshëm ka bërë hapa prapa.

Shala: Sa i përket këtij përvjetori të pavarësisë së Kosovës, në vend që të ishte secili vit më i mirë se tjetri faktikisht këto 2 vitet e fundit Kosova në aspektin e diplomacisë, në aspektin e politikës ndërkombëtare por edhe atij të zhvillimit të brendëshëm ka shënuar regres, pra Kosova ka bërë hapa prapa.

Edhe kjo si pasojë e keq qeverisjes së vazhdueshme që e ka bërë kjo qeveri.

Deklaratat e faktorit ndërkombëtar sidomos të atij amerikan ndaj gjithë spektrit politik janë parë me shqetësim, përjashtu qeverinë e Kosovës që nuk e ka problem këtë gjë.