Merovci: Kosova të ecë në rrugën e demokracisë, pres të shpallen të pafajshëm luftëtarët e UÇK-së
Në një intervistë me Ora News, ish-kreu i KQZ-së në Kosovë dhe studiuesi Adnan Merovci u shpreh se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës liria u arrit dhe pritej të plotësohet demokracia.
Ai shtoi se pret që të përmbyllet ky proces dhe ata të shpallen të pafajshëm sepse UÇK-ja bëri një luftë për pavarësi për popullin e Kosovës.
Merovci: Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës liria u arrit dhe pritej të plotësohet demokracia. Sikurse e thoshte Rrugova se demokracia e do drurin te dera dhe sundimin e ligjit. Por sundimi i ligjit nuk duhet të jetë aq i ashpër sa ta cenojë këtë parim. Nëse në atë kohë pushtimi, regjimi përdori vetveten, tashmë ne po përjetojmë një gjë të ngjashme, teksa kërkohet që të ecë demokracia, edhe pse ajo nuk është e mjaftueshme.
Gjykata Speciale u themelua me miratimi ne Kuvendit të Kosovës. Nëse duhej që ata që dhanë jetën në luftë, për të pastruar akuzat e rrejshme mbi një raport të Dick Martyt që nuk po e beson njeri, ky është një proces i montuar dhe politik, që nuk i bën nder botës demokratike. Pres që të përmbyllet ky proces dhe ata të shpallen të pafajshëm sepse UÇK-ja bëri një luftë për pavarësi.
