FOTO/ Policia e Kosovës është në kërkim të këtij personi, akuzohet për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 15:22
Policia e Kosovës është vënë në kërkim të këtij personi që shihni në foto dhe kërkon bashkëpunim nga qytetarët.
"Kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192."- thuhet në njoftim.


