Vdekja e rivalit të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny-t do të mbahet edhe 14 ditë nga autoritet ruse
Trupi i pajetë i Alexei Navalny i cili vdiq pak ditë më parë në rrethana misterioze do të mbahet nga autoritetet ruse edhe për 14 ditë të tjera.
Lajmin e ka ndarë zëdhënësit i Navalny-t i cili shtoi se sipas autoriteve ruse do të kryhen edhe disa ekzaminime kimike.
“Hetuesit u kanë thënë avokatëve dhe nënës së Alexeit se nuk do t’ua japin trupin,” tha ai për X
Gruaja e Navalny pretendoi se burri i saj ishte helmuar me agjentin nervor novichok dhe pak kohë pas këtyre akuzave autoritet ruse njoftuan zëdhënësin se arsyeja se pse po mbahet trupi janë ëkzaminimet.
Yulia Navalnya akuzon autoritetet ruse se e fshehin trupin sepse presin që të zhduken gjurmët e agjentit.
Nëna e tij dhe avokati i tij deri më tani nuk kanë mundur ta shohin trupin sepse autoritetet ruse nuk i kanë lejuar.
Gruaja e Navalny-t u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën ku shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin vrau burrin e saj sepse ai nuk mund të thyhej.