EMRI/ Aksidenti në Burrel, ndërron jetë në spitalin e Traumës një nga personat e plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 17:56
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në Burrel.
Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija.
Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.
I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.
Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.
