VIDEO/ Hagë, kaos dhe incidente të dhunshme mes emigrantëve, përplasje edhe me policinë

Incidente të dhunshme shpërthyen mbrëmjen e vonë të së shtunës në Hagë, Holandë, mes emigrantëve.

Incidentet ndodhën rreth Teatrit të Operas kur grupet rivale të emigrantëve nga Eritrea u përleshën me njëri-tjetrin.

Një pjesë e turmës së emigrantëve nga Eritrea hynë në ndërtesën e Operës dhe hodhën tulla dhe gurë ndaj policisë.

Një grup besnik i qeverisë së vendit po mblidhej brenda Teatrit të Operës.