Putin përgëzon ushtrinë për marrjen e Avdiikas

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pasi dëgjoi raportimet e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu mbi çlirimin e Avdiikas, ka përgëzuar ushtrinë ruse mbi suksesin dhe fitoren e rëndësishme.

Zëdhënëisi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “Vladimir Putin dëgjoi raportimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu mbi marrjen e Avdiikas në Kremlin. Presidenti përgëzoi luftëtarët për këtë fitore të rëndësishme, me kaq sukses”.

Më herët, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu raportoi tek Putini mbi marrjen e plotë të Avdiikas nga trupat nën komandën e Gjeneral Andrei Mordvichev.

Humbjet e Ukrianës – shkruan Tass – në betejën për Avdiikan 24 orët e fundit përllogariten mbi 1500 ushtarë.