Ku është trupi i Navalnyt? Kremlini arreston dhe priftin që do të mbante ceremoninë për liderin e opozitës
“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.
Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny, me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein”.
Trileri mbi trupin e Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse arrijnë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.
Megjithatë, kur nëna e tij shkoi në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty. Ku është Navalny?
Askush nuk i përgjigjet Ludmila Navalny, e cila tani flet hapur për vrasje dhe zotohet të mos dorëzohet. “Dhe le të më futin në burg, unë do të bërtas”, thotë ajo.
Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet.
Ndërsa u arrestuan, bazuar në informacionin e transmetuar nga media ruse, më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalny.
Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte një varrim për të ndjerin.
Sipas vejushës së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik.
Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.
“Në komisariatin numër 43, avokati i tij thirri një ambulancë. Grigory u dërgua në spital ku u konstatua se ai duhet të trajtohet nga një ekip mjekësor”, tha Wisniewski.
Kështu, pasi prifti u arrestua dhe pësoi një goditje në tru, Kisha Ortodokse Ruse njoftoi se Mikhnov-Vyatenko nuk i përket rretheve të saj dhe i bëri thirrje botës ta injorojë atë.
In central #Moscow, #Russia, the police are detaining people who today brought flowers to the monument to the victims of Stalin-era political repressions: here’s another video.
— Alex Kokcharov (@AlexKokcharov) February 17, 2024
pic.twitter.com/uJuyaDu5Xp
