Mosardhja e Putin në Turqi, Brahaj: Kjo do thotë se nuk janë arritur marrëveshjet mes presidentit rus dhe Erdoganit
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 19:25
Gazetari në Turqi, Sokol Brahaj në një intervistë në Ora News foli për takimin mes Putin dhe Erdogan si dhe për rajonin e Ballkanit
Brahaj: Ka mbi 1 vit që Turqia pret presidentin rus që të vijë në Turqi, por kjo nuk ka ndodhur.
Turqia ka qenë shteti më aktiv për një marrëveshje apo paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.
Putini nuk erdhi në Turqi, dhe mediat në Turqi thonë se mosardhja e Putinit është se nuk kanë arritur të bëhen marrëveshjet e duhura mes Erdoganit dhe Putinit.
Një nga marrëveshjet se si Rusia të zbresë në Mesdhe.
E vetmja rrugë që I ka ngelur Rusisë për të zbritur në Mesdhe është ngushtica e Bosforit.
