JAPONIA LËSHON H3/ Raketa e re arrin në orbitë siç ishte planifikuar
Mëngjesin e kësaj të shtune, Japonia ka lëshuar me sukses në hapësirë një model të dytë të raketës H3, një vit pasi përpjekjet e para dështuan.
Agjencia hapësinore deklaroi se kishte arritur në orbitë siç ishte planifikuar, duke theksuar se motorët e saj po funksionojnë normalisht.
Kujtojmë se marsin e vitit të kaluar, nisja e parë e H3 përfundoi me dështim, pasi në fazën e dytë motorët nuk u ndezën dhe kontrollorët e tij lëshuan një komandë shkatërrimi vetëm 15 minuta pas ngritjes.
Ky ishte një nga 3 defektet që u zbuluan pas një rishikimi që u publikua në tetor nga kompania. Dështimi shkaktoi vonesa të gjera në planet e eksplorimit satelitor dhe planetar të vendit.
Megjithatë, ekspertët e agjencisë hapsinorë Jaxa, njoftuan se rakteka 63 metra e gjatë, këtë herë ka arritur ta lëshojë satelitin e parë, dy orë pas ngritjes.
Nisja e suksesshme shënon një fitore të dytë për Japoninë, dy muaj pasi eksploruesi i saj robotik "snajper i hënës" zbarkoi atje në janar.
Qeveria japoneze planifikon të lëshojë rreth 20 satelitë dhe sonda me raketa deri në vitin 2030.
H3 është planifikuar të dërgojë një eksplorues hënor për projektin e përbashkët ‘Lupex’ Japoni-Indi në vitin 2025, si dhe anije kozmike për programin e ardhshëm ‘Artemis’ të eksplorimit të hënës, udhëhequr nga SHBA.


