Kosova, 16 vite pavarësi/ Ramabaja: Ngjarja e dytë më e rëndësishme, pas 28 nëntorit
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 20:57
Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News foli për pavarësinë e Kosovës dhe për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite pavarësi.
Ramabaja: Sot është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë moderne të kombit shqiptar pas asaj të 28 nëntorit.
Normaliteti mes Kosovës dhe Serbisë do arrihet kur faktori shqiptar do të maturohet politikisht.
Kosova është në momentin më të mirë të mundshëm të realizimit të pavarësisë së plotë, shtrirjes së sovraniteti të plotë në gjithë hapësirën e Republikës.
