Nika: Organizuam si asnjëherë tjetër, festën për pavarësinë e Kosovës në senatin e New Yorkut
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 20:36
Aktivisti i çështjeve kombëtare të Kosovës në New York, Naser Nika në një intervistë në Ora News foli për përgatitjet që janë zhvilluar për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Neë York.
Nika: Ne organizuam pavarësinë e Kosovës si asnjëherë tjetër në senatin dhe asamblenë e New Yorkut, me datën 12.
E kemi organizuar më herët pasi kishim dëshirë të jenë të gjithë deputetët dhe senatorët të pranishëm.
Ishte dicka që as vetë ne nuk e kishim menduar se do ishte aq e bukur.
Kishim shumë mysafirë nga Kosova.
Të hyjë flamuri i Kosovës në senatin në nivelin më të lartë të shtetit nuk ka ndodhur ndonjëherë.
