Seancë solemne për Pavarësinë, Osmani i drejtohet Kuvendit të Kosovës: Jemi të lirë! Banjska është prova e Serbisë së vjetër
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë solemne me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.
Pjesëmarrëse ishte dhe presidentja Vjosa Osmani e cila mbajti fjalën e saj përpara deputetëve dhe përfaqësuesve të huaj. Osmani u shpreh se arritja e pavarësisë është arritja e idealit të gjyshërve tanë.
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi në ditën e pavarësisë së Kosovës se Banjska është prova e Serbisë së vjetër dhe reagimi ndaj agresionit shtetëror serb ishte i vendosur.
“Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit që shkoj Kosova u sfidua sërisht. Reagimi ynë ndaj agresionit shtetëror serb ishte i vendosur dhe ju garantoj që kështu do të jetë.
Në mëngjesin e 24 shtatorit, djemtë dhe vajzat tona kanë dëshmuar devotshmëri ndaj kësaj prove të Serbisë së vjetër. Ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e zonja në paqen në rajon. Kosovë ne të dalim zot sot dhe përherë, ishte mesazhi që dha Afrim Bunjaku, shpirti i tij u preht në paqe”, Osmani.
Sakaq, ajo ka theksuar se në këtë ditë do të rinovojnë aleancat dhe do të shohin përpara për një të ardhme më të mirë të Kosovës.
“Angazhimi ynë ndaj këtyre parimeve duhet të vazhdojë të mbetet i palëkundur, që i jep zë atyre që nuk zë, është shoqërimi i një të ardhmeje premtuese, duke rinovuar aleancat. Ky vizion nuk është ëndërr, por një premtim që ne do ta arrijmë. Bekuar qoftë kombi yt Kosovë. Urime dita e Pavarësisë!”, theksoi Presidentja
Nga ana tjetër, ajo shton se Republika e Kosovës po konsolodohet dita-ditës. Kjo është një datë unike dhe ky rrugëtim është një qëndrueshmëri e shpirtit njerëzor.
"Sot me krenari festojmë rritjen e Kosovës sonë të dashur. 17 shkurti është arritja më e madhe jonë historike. Ështa arritja e idealit tonë, të gjyshërve tanë.
Republika jonë e re po konsolidohet çdo ditë duke i nderuar qytetarët e vetë. Ky ideal i rrëmbeu zemrat edhe jetën e brezave të tërë, etërve tanë, vëllezerëve dhe motrave, gjyshërve dhe mbajtën ndezur flakadanin e lirisë deri tek ne.
Të dashur qytetarë, 17 shkurti po aq sa është datë unike është edhe datë e veçantë në rrafshin emicional na përbashkon rreth një kauze, dashurisë për Republikën. Rrugëtimi ynë është qëndrueshmëri i shpirtit njerëzor. Ne i rezistuam dhe mbajtëm kokën me vendosmëri lartë.
U zotuam që çdo ditë e re do të na gjejë më mirë se dita paraprake. Le ti gëzohemi lumturisë që sjell fakti që jemi populli i lirë mes popujsh të lirë. U përulemi brezave që u përulën para lirisë", u shpreh Vjosa Osmani.



