Rohde: Gjermania, mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën e integrimit të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Kosovën me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik!”, ka shkruar ai në X.