“Po nëse ju vrasin?”, si iu përgjigj Alexei Navalny pyetjes së BBC: Nëse ndodh, kjo do të thotë se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 08:30
Vdekja në burg e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shkaktuar një furtunë zemërimi, ndërsa Perëndimi përgjegjësinë e gjen direkt te Vladimir Putin.
I njohur si kundërshtari më im madh i liderit të Kremlinit, Putin, në vitin 2022 gjatë një dokumentari për BBC, Navalny tha se nëse e vrasin, kjo do të thotë se “ne jemi tepër të fortë”.
BBC-Cili është mesazhi juaj për ndjekësit nëse vriteni?
Navalny- Nëse më vrasin, do të thotë se jemi tepër të fortë
Ky citim i fuqishëm, u përdor të premten nga Hillary Clinton për të përkujtuar politikanin.

