Skema e pensioneve/ Milo: Jemi në vështirësi, kontribuesit të barabartë me përfituesit

I ftuar në një intervistë me Ora News, sekretari për ekonominë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo u shpreh se skema e pensioneve në vendin tonë është në vështirësi.

Ai shtoi se në raport me rajonin jemi kombi më i plakut në raport me largimet e njerëzve dhe nuk po merren masa pavarësisht propagandës.

Milo: Skema e pensioneve sikurse është në vendin tonë ushqehet nga kontributet dhe nëse ata ulen, sigurisht që skema do të vihet në vështirësi. Skema aktuale është 3.6% në deficit ynë raport me PBB-në. Jemi në një vështirësi reale dhe po thellohet dhe ka gjasa që të thellohet akoma më shumë në vitet ardhshme.

Në raport me rajonin jemi kombi më i plakut në raport me largimet e njerëzve dhe nuk po merren masa pavarësisht propagandës. Kontribuuesit tashmë një të barabartë me përfituesit. Shkak është edhe një informalitet i lartë edhe për ata që nuk paguajnë kontribute.