Vdekja e kritikut të Kremlinit, vjen reagimi i parë nga Rusia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 13:46
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar për herë të parë për vdekjen e liderit opozitar rus Navalny.
Ajo reagoi duke hedhur poshtë akuzat se vdekja e Navanlyt është e dyshimtë.
Në një deklaratë të postuar në rrjetin "Telegram", Zakharova tha se rezultatet mjekoligjore për vdekjen e Navalny nuk kanë dalë ende, por se Perëndimi kishte arritur tashmë në përfundimet e veta.
