Egjipti ndërton gardh për personat e zhvendosur nga Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 07:45
Egjipti po ndërton një gardh me mure të larta në shkretëtirën e Sinait pranë kufirit në rast se ka një eksod të palestinezëve të zhvendosur.
Zyrtarët egjiptianë e zbuluan këtë për Wall Street Journal, duke specifikuar se në rast të një fluksi të madh palestinezësh nga Gaza, Egjipti do të përpiqet të kufizojë numrin e refugjatëve shumë nën kapacitetin e zonës në rreth 50,000-60,000 njerëz. Megjithatë, autoritetet egjiptiane mohojnë se janë duke e ndërtuar projektin.
