Shembet një kantier ndërtimi në Itali, raportohen tre punëtorë të vdekur dhe dy në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2024, 11:24
Një kantier ndërtimi është shembur në periferi të Firences, ku po punohej për ndërtimin e një supermarketi.
Tre punëtorë kanë vdekur, ndërsa tre punëtorë të tjerë, të nxjerrë të gjallë, u dërguan në spitali, dy në gjendje të rëndë.
Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar punëtorët e tjerë.
Sipas informacioneve fillestare mbi dinamikën e aksidentit, në kantierin e supermarketit në ndërtim në via Mariti ka pasur një kolaps të konsiderueshëm të një prej shtyllave kryesore.
