Zelensky mbërrin në Berlin si pjesë e turit evropian për sigurimin e ndihmave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Berlin, si pjesë e turneut të tij evropian që synon sigurimin e ndihmës së vazhdueshme perëndimore për Kievin, ndërsa afrohet përvjetori i dytë i pushtimit rus.

“Dy ditë të rëndësishme janë përpara nesh”, shkroi Zelensky në Telegram.

”Janë planifikuar takime me partnerët tanë në Gjermani dhe Francë për të diskutuar një arkitekturë të re sigurie për Ukrainën”, shtoi ai.

Zelensky e shoqëron mesazhin e tij me disa foto ku shihet i mirëpritur nga ambasadori i Ukrainës në Gjermani.