E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret partneren rumune, dyshohet se ishte i dehur. Vetëdorëzohet në polici

Një 39 vjeçar ka vrarë partneren e tij në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias së Kretës.

Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë partneren rumune. Pas aktit të rëndë, ai e ka njoftuar vetë policinë. Sipas mediave, 39 vjeçari njihet si një person problematik për drogë.