Greqia bën historinë/ Parlamenti helen miraton lejimin e martesave të personave të të njëjtës gjini
Greqia ka shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje një hap galopant sa i përket të drejtave të njeriut.
Parlamenti helen me 176 vota pro, 76 kundër dhe 46 abstenimi miratoi pak minuta më parë ligjin për lejimin e martesave të personave të së njëjtës gjini.
Mes shumë debatesh mes mazhorancës dhe opozitës, mazhoranca i “Ok” draftit të qeverisë “Mitsotakis.
Ky vendim e shndërron Greqinë në shtetin e parë të besimit Orthodoks dhe në të parin në Ballkan, si dhe e rendit atë në vendin e 35-të në botë që lejon një gjë të tillë.
"Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Jemi krenarë sepse N/S që votuam është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane", u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas votimit nga parlamenti.
Σήμερα η Ελλάδα γίνεται η 16η χώρα της ΕΕ που νομοθετεί την ισότητα στον γάμο. Είμαστε περήφανοι γιατί το Ν/Σ που ψηφίσαμε αποτελεί ορόσημο για τα ανθρώπινα δικαιώματα και αντικατοπτρίζει τη σημερινή Ελλάδα: μια προοδευτική, δημοκρατική χώρα, προσηλωμένη στις ευρωπαϊκές αξίες.
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) February 15, 2024

