FOTO-Takimi me krerët e Drejtësisë, Blinken: Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në 8 orët e qëndrimit të tij në Tiranë pati një takim dhe me drejtues të katër institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë, Kryetaren e Gjykatës së Lartë Holta Zaçaj, Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
Lidhur me këtë takim Sekretari Blinken ka përcjellë dhe një mesazh përmes platformës sociale “X”.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE.
U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shprehet Sekretari Blinken.
Justice reform is crucial for Albania and its EU integration efforts. I met with justice reform leaders in Tirana to commend their progress in advancing the rule of law and combating corruption. pic.twitter.com/V0ece1FY3g
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024

