VIDEO/ Daku gjen golin e parë të vitit 2024, sulmuesi kuqezi shënon në miqësore

Mirlind Daku ka shënuar sot golin e tij të parë për ndeshjet e vitit 2024 me fanellën e Rubin Kazan.

Sulmuesi kuqezi ka realizuar në ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka luajtur kundër Ganguon të Koresë së Jugut.

Daku ka gjetur rrjetën në minutën e 52-të të sfidës, teksa mundi në një duel një nga mbrojtësit kundërshtarë e më pas me një diagonale të shpejtë nuk i la kohë reagimi portierit të skuadrës koreane.

Kështu, futbollisti gjen golin e parë për këtë vit, në një moment që skuadra e tij po përgatitet për fillimin e sezonit të ri në Rusi.

Kampionati nis në javët e para të marsit dhe Daku shpreson që atëherë të jetë në formën më të mirë për të përballuar një sezon që ta ndihmojë për të blinduar vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare që merr pjesë në Euro 2024.

Goli:

https://streamin.one/v/c8ad6478