Milani nis sot aventurën në Europa League, Roma sfidon sërish Feyenoord në Conference League
Milan do të nisë sot aventurën në Europa League pas eliminimit nga Championsit. Kuqezinjtë do të përballen me Rennes, një kundërshtar i fortë për skuadrën e Piolit.
Italianët do të luajnë aktin e parë në shtëpi dhe do synojnë t’i thjeshtojnë sa më shumë gjërat për ndeshjen që do të luhet në Francë pas një jave. Sfidë shumë interesante pritet të jetë dhe përballja mes Feyenoord dhe Roma.
Për të tretin edicion radhazi, këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Pas finales së Conference League në Tiranë në 2022 dhe dy çerekfinaleve të Europa League edicionin e shkuar, tani do të jetë një tjetër përballje e dyfishtë.
Holandezët u mundën në finalen e Tiranës, ndërsa dhe edicionin e kaluar u eliminuan nga italianët ndaj duan hakmarrjen këtë sezon, për t’i larguar herët nga kompeticioni të besuarit e De Rossit.

