“Veprova si Klopp te Liverpooli”, Tare: Bayern nuk gabon dy herë, jam krenar për historinë time
Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare foli në një intervistë për median gjermane “Ran”.
Ish-futbollisti shqiptar theksoi se pret që Bayern Munich të avancojë në çerekfinalen e Champions League pas dy përballjeve me Lazion, ndërsa shtoi se nga bardhekaltërit nuk u largua si pasojë e ndonjë konflikti me presidentin Claudio Lotito.
“Kur u largova nga Lazio në verën e kaluar, unë isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serie A.
Shruajtëm një histori të mbushur me suksese, fituam dy Kupa të Italisë, tre Superkupa dhe u kualifikuam në më shumë se një rast në Champions League.
Jam krenar për punën e kryer gjatë viteve te Lazio, edhe sepse e mbaj mend shumë mirë se në çfarë gjendje e gjeta klubin.
Nuk u largova për ndonjë konflikt me Lotiton, e mohoj këtë. Presidentin e kisha lajmëruar para shumë kohësh se do të largohesha, ishin 15 vite shumë intensive dhe kishte ardhur momenti për një pauzë.
Pak a shumë si Klopp me Liverpoolin.
Kjo Lazio ka shumë lojtarë nga viti i kaluar dhe prandaj kam ende një lidhje shpirtërore me skuadrën.
Jam ende tifoz i tyre dhe kryqëzoj gishtat për ndeshjet në Champions League përballë Bayernit.
Jam i bindur se atmosfera në Olimpico do të jetë e jashtëzakonshme, shpresoj që Bayern të përsërisë atë paraqitje që bëri në kampionat me Leverkusen.
Megjithatë, te Lazio e dinë të gjithë se Bayern Munich nuk gabon dy herë radhazi”, u shpreh Tare.
