Tensionet në rajon, Koreja e Veriut vijon të lëshojë raketa në det

Koreja e Veriut vijon të lëshojë raketa në det, në testimin e pestë që nga muaji janar i këtij viti.

Ushtria e Koresë së Jugut thotë se kjo sjellje ka rritur jo pak tensionet në rajon.

Për këtë, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se së bashku me ushtrinë amerikane po analizojnë lëshimet e raketave që u detektuan në ujërat në verilindje dhe në lindje të qytetit Vonsan.

“Ushtria jonë ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën dhe po punon ngushtë me partnerët amerikanë, duke monitoruar nga afër sinjalet e aktivitetit të mëtejmë nga Koreja e Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Sipas asaj që analizojnë ekspertët, veprimet e Koresë së Veriut rrisin presionin ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara vende të cilat janë në prag të zgjedhjeve.

Kim Jong Un, ka lëshuar deklarata luftënxitëse ndaj Koresë së Jugut, përfshirë edhe deklaratën se ai do të heqë dorë nga objektivi për pajtim me këtë shtet dhe duke kërcënuar se do ta asgjësojë Jugun me armë bërthamore nëse e provokon Veriun.

Testimi i së mërkurës është i gjashti gjatë këtij viti i Veriut, nëse përfshihet edhe testimi i 14 janarit, kur Peniani testoi raketën e parë me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta.