Tërmeti i fuqishëm "shkund" Kilin, dridhjet ndjehen edhe në Argjentinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 09:20
Një tërmet 6.1 shkallë Rihter ka goditur të martën në rajonin Atakama në qendër të Kilit, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), raporton agjencia “Reuters”.
Tërmeti ndodhi 123 kilometra në veriperëndim të La Serenas të Kilit dhe në një thellësi 30 kilometra.
Dridhjet janë ndier edhe në Argjentinë.
