Aksident i rëndë në Egjipt, 15 viktima, plagosen edhe 7 të tjerë

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e së martës në autostradën që lidh Aleksandrinë me Kajron në Egjipt.

Nga aksidenti mësohet se kanë humbur jetën 15 persona dhe shtatë të tjerë u plagosën. Ngjarja u regjistrua në zonën Amriya pranë Aleksandrisë.

Sipas Reuters, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëse dhe ambulanca ndërsa qarkullimi në vendin e aksidentit u ndërpre përkohësisht.