Psikologia: Pak raste publike, ka shumë raste që gratë vuajnë heqjen e lirisë nga burrat
Psikologia Jonida Haxhiu e ftuar në ora News, u shpreh se rastet e dhunës dhe monitorimit me kamera të grave janë të shumta në shoqërinë tonë.
Ajo shtoi se jemi në një situatë ku gruaja nuk ka fuqi për ta kundërshtuar diçka apo një person që e trajton në mënyrë të padrejtë dhe i kufizon liritë.
Haxhiu: Këto raste janë pjesë e jona, nuk mund ta veçojmë veten, sepse janë pjesë e komunitetit. Është e rëndë që në vitin 2024, kur pretendojmë se jemi të civilizuar ka raste ku gruaja ka një pozicion të tillë në familje, ku dikush e monitoron dhe e kontroll, dhe ta përfshijë në veprime që ajo nuk është dakord.
Jemi në një situatë ku gruaja nuk ka fuqi për ta kundërshtuar diçka apo një person që e trajton në mënyrë të padrejtë dhe i kufizon liritë. Edhe pse jemi në 2024 mënyra se si e trajtojmë femrën dhe si i edukojmë vajzat që ndikojnë. Janë shumë pak rastet që bëhet publike dhe ka shumë raste që vuajnë heqjen e liritë nga bashkëshortët e tyre, apo nëna që detyrohen t’i nënshtrohet autoritetit të burrave.
