Tentoi të vriste ish-deputetin socialist Armando Prenga, Fatbardh Ismaili njihet me masën e arrestit

30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg.

Fatbardh Ismaili, u njoh me rivlersimin e mases së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoir masen e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.