Gjici flet para gjykatës: Oruçi ka bashkëpunuar me Alma. K për heqjen time nga bashkia, nuk kam shkelur ligjin
Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka folur para gjykatës, ku ka treguar se me Abedin Oruçin ka pasur probleme edhe më herët. Gjithashtu Gjici i ka kërkuar falje familjarëve të tij si dhe ka pretenduar se nuk ka shkelur ligjin.
Safet Gjici: Me Abedin Orucin kam pasur probleme me heret.
Kur erdha ne bashki pashe qe sheshi ishte i rrethur me hekura.
Pyeta dhe me tha se e ka bere Abedin Oruci.
I kam bere kallëzim ne prokurori se e kishte zbaptuar pa te drejte.
Po ashtu perplasja ka vijuar dhe tek prishja e nje subjekyi ne liqen qe ishte ndertuar pa leje per llogari te Oruçit.
Përplasja ka vijuar dhe fizikisht kur amb hollandeze ishte me Kukes me takim
Nga aty Oruci me ka kercenuar dhe share.
Pasi ka ikur amb kam bere kallzim
Abedin Oruci ka bashkpunur me Alma Kacin me qellim heqejn time nga bashkia Kukes pasi me vote nuk kishin mundesi.
Ne prokurori kane qene 5 vepra penale per te dhe pasi shkoj policia per ti arrestuar ai qelloi mbi policin dhe u largua
Pas disa muajsh ai leviztë lirshem ne Kukes dhe kishin rene te gjitha akuzat
Un nuk kam dhene projekte per Almen nuk ka fonde nuk ka qen te strehuar ajo me ka provokuar mua dhe une ndjej pendese se si rashe ne kurth te saj.
Oruci ka zaptuar hapsira ne Kukes mandje edhe repartin ushtarak qe ndodhet sa hy ne Kukes dhe asgje nuk eshte bere.
U kerkoj ndjese familjareve te mi femijeve te mi qytetarëv të Kuksit nuk jam unë ai i tillë qe shfrytëzoj detyren per keto qellime
Nuk kam kryer vepra penale nuk kam shkelur ligjin kerkoj pafajësi.
I vetmi gabim eshte ajo moral dhe etik.
