Kodi penal prek edhe martesën, ndryshimet e propozuara përcaktojnë edhe dënimin e bigamisë
Kodi penal pritet të ndryshojë dhe të dënojë edhe më ashpër dhunën në familje.
Ndryshimet e propozuara përcaktojnë edhe dënimin e bigamisë, apo dy marrëdhënieve të bashkëjetesës në të njëjtën kohë.
Ministria e Drejtësisë ka publikuar një pjesë të ndryshimeve të propozuara për kodin penal.
Ndër të tjera në nenin 126 përcaktohen edhe rrethanat që do të konsiderohen rënduese ndaj një personi që kryen një krim.
Në shtesën e këtij neni veprimi i dënueshëm i kryer për xhelozi, smirë, lakmi apo epsh do bëjë që për veprën të ketë masë më të rëndë.
Çdo shtysë e brendshme e deformuar në padobishmëri shoqërore që formon arsyen përse autori kërkon të arrijë qëllimin për kryerjen e veprës penale dhe, përmbahet e shprehur, por jo domosdoshmërisht të kufizuara në, xhelozinë, zilinë, smirën, hakmarrjen, gjakmarrjen, kotësine, lakminë, përtacinë, epshin, zemërimin apo krenarinë.
Ndërkaq ndryshimet e propozuara përcaktojnë edhe dënimin e bigamisë, apo dy marrëdhënieve të bashkëjetesës në të njëjtën kohë.
Por edhe në rast se do të kërkohet që dikush të detyrohet për të bërë divorc, do të përballet me dënimin sipas nenit 715.
''Pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Ndjekja penale fillon me ankimin e viktimës dhe pushon kur ajo heq dorë nga ankimi.''
Megjithatë kjo pikë e fundit është në fazën e diskutimeve dhe ende nuk ka kaluar për konsultim public prej ministrisë së drejtësisë
