Dhunoi bashkëshorten e tij , arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi dhunoi bashkëshorten e tij.

J.K. u kap nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin J. K., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.