Spahia: Në bashkinë Shkodër ku 180 familjarë janë nxjerrë të papunës nga pseudoreforma Beci
Zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër ishin dëshmia më e qartë se si Edi Rama dhe krimi janë një dhe për ta nënshtruar këtë qytet hodhën në lojë mbi 20 milion euro",- Kështu u shpreh anëtari i kryesisë së PD Bardh Spahia gjatë takimit me grupseksionin nr.2 në Shkodër, ku anëtarësia ka nisur riorganizimin dhe përgatitjet për valën e protestave dhe mosbindjes civile.
Spahia paralajmëron se skandale më të mëdha do të dalin në dritë në vazhdim të lidhjeve të personazheve të botës së krimit me eksponentë të politikës.
Anëtari i kryesisë Spahia foli edhe mbi skandalin e fundit në bashkinë Shkodër ku 180 familjarë janë nxjerrë të papunës nga pseudoreforma Beci.
Anëtarët e këtij grupseksioni folën mbi rritjen e taksave dhe tarifave këtë fillim viti nga bashkia Shkodër. Duke shprehur pakënaqësitë për persekutimin që po i bëhet këtij qyteti, ata kërkuan protesta dhe reagime të forta.
PD Shkodër është gati për protesta, ndërsa paralelisht do të bëhet organizimi i kësaj strukture për të qënë gati për betejat e ardhshme.
