Zjarr në gjykatën penale në Londër, evakuohet ndërtesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2024, 15:00
Gjykata penale në Londër, e njohur edhe si Old Bailey, është evakuuar sot pas shpërthimit të zjarrit. Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer në katin përdhes të ndërtesës.
Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan një sërë shpërthimesh përpara se të shpërthente zjarri. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Explosion and smoke in building next to Old Bailey. Court evacuated as power went off in courts. Five fire engines. pic.twitter.com/VfvLR306mP
— David Brown (@DavidhBrown) February 7, 2024